Ndërlidhjet

The Guardian: Operacion masiv i spiunimit në Britani


Një raport në të përditshmen londineze Guardian thotë se agjencia e spiunimit në Britani po udhëheq një operacion masiv të vëzhgimit të komunikimeve ndërkombëtare telefonike dhe në Internet dhe këto informata po i këmben me aleatin e vet Shtetet e Bashkuara.

Raporti në The Guardian thotë se gazeta ka marrë dokumente për operacionin nga ish-kontraktori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden.

Mëtutje, gazeta shkruan se agjencia e spiunimit britanik GCHQ po i analizon ato dhe po kirjon shënime voluminoze të të dhënave nga kabllot fibër-optike, nëpërmjet të cilave transmetohen thirrjet telefonike dhe aktivitetet ndërkombëtare në Internet.

Gazeta thotë se informata është monitoruar nga analistët në Britani dhe Agjencia Kombëtare e Sigurisë.

Në një kumtesë, GCHQ tha se puna e saj është legale.

Zyrtarët ammerikanë dhe britanikë thonë se spiunimi është i nevojshëm për hetime kundër-terroriste.

Kritikët thonë se kjo paraqet shkelje të intimitetit privat të njerëzve të rëndomtë.
XS
SM
MD
LG