Ndërlidhjet

logo-print

SHBA: John Kerry arriti në Doha


John Kerry

John Kerry

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, ka arritur në Doha të Katarit, për tu takuar me ministrat e jashtëm të grupit “Miqtë e Sirisë”, me ç’rast pritet të bisedohet se si të armatosen kryengritësit që po luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Ministrat e jashtëm të Britanisë, Egjiptit, Francës, Gjermanisë, Italisë, Jordanisë, Katarit, Arabisë Saudite, Turqisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, poashtu, pritet të marrin pjesë në mbledhjen që fillon sot.

Javën e kaluar, Shtetet e Bashkuara thanë se kanë dëshmi se qeveria e Sirisë kishte përdorë armatim kimik dhe se Uashingtoni tash është i gatshëm të filloj dërgimin e armatimit për kryengritësit.

Bashkimi Evropian e ka tërhequr embargon e vet në furnizime me armatim për opozitën në Siri.

Luftëtarët opozitarë aktualisht kanë pësuar një seri të pengesave në luftën e tyre kundër forcave të qeverisë, të cilat mbështeten nga Rusia, Irani dhe lëvizja Hezbollah.
XS
SM
MD
LG