Ndërlidhjet

Irak: Dhunë e re në qytetet veriore


Pamje nga Samarra në Irak
Pamje nga Samarra në Irak
Zyrtarët e sigurisë në Irak thonë se së paku 9 vetë janë vrarë në sulme të ndara, të cilat për cak i kishin forcat e policisë në qytetet veriore të këtij vendi, gjatë ditës së sotme.

Sulmi më vdekjeprurës ishte në Mosul, ku një sulmues vetëvrasës me bombë e ka aktivizuar një makinë me eksploziv afër patrullës së policisë në një lagje jugore të qytetit.

Policia dhe burime spitalore thanë se nga ky sulm janë vrarë së paku katër vetë, përfshirë edhe një polic.

Në qytetin Tuz Khormato persona të armatousr me motoçikleta e kanë sulmuar një makinë me policë që nuk ishin në detyrë, duke i vrarë tre prej tyre.

Një grup tjetër i personave të armatosur e ka sulmuar një postbllok të policisë në Samarra, duke vrarë dy policë dhe plagosur një tjetër.

Muajin e kaluar, më se një mijë njerëz janë vrarë në gjithë Irakun, në dhunën më vdekjeprurëse që ka ndodhur në këtë vend, prej përleshjeve sektare në vitet 2006 dhe 2007.
XS
SM
MD
LG