Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Aktorja e re u sulmua me acid

Pamje nga Peshavari

Pamje nga Peshavari

Policia e Pakistanit thotë se një aktore e re është plagosur nga sulmi me acid në qytetin Novshera, në pjesën veriperëndimore të këtij vendi.

Zyrtarët thanë se aktorja 18 vjeçare, e njohur si Bushra, ishte sulmuar sot herët në mëngjes në shtëpinë e saj.

Familja e saj ka paraqitur akuza kundër producentit të dramave në televizionin lokal, Shaukat Khan, lidhur me këtë incident.

Familja tha se Shaukat ishte ngjitur në murin e shtëpisë së tyre dhe “kishte hedhur asid në fytyrën e Bushras dhe kishte ikur”.

Sipas familjes së vajzës, Khan ishte i pakënaqur meqë Bushra kishte refuzuar të martohet me të.

Mjekët që po e trajtojnë Bushran në një spital në Peshavar, thanë se aktorja ka pësuar lëndime nga djegia në fytyrë dhe supe, por është në gjendje stabile shëndetësore.

XS
SM
MD
LG