Ndërlidhjet

Afganistan: Militantët pësuan humbje të rëndë


Pjesëtarët e policisë afgane duke zhvilluar hetime pas një sulmi të mëparshëm në provincën Kunduz
Pjesëtarët e policisë afgane duke zhvilluar hetime pas një sulmi të mëparshëm në provincën Kunduz
Zyrtarët lokalë në Afganistan kanë thënë sot se së paku 18 talibanë janë vrarë nga forcat e sigurisë së Afganistanit, në provincën veriore Kunduz.

Zëdhënësi provincial, Sayeed Sarwar Haussaini, i tha Radios Evropa e Lirë, shërbimi për Afganistanin, se dje pasdite, militantët i kishin sulmuar postblloqet e forcave të sigurisë në qarkun Qalae Zal. Ai tha se gjatë incidentit ishte vrarë edhe një komandant lokal i policisë, ndërsa një tjetër ishte plagosur.

Njëherësh, nga Afganistani edhe lajmi se sot është vrarë një ushtar ndërkombëtar në pjesën jugore të këtij vendi.
Në njoftimin e Forcës Ndërkombëtare Ndihmëse të Sigurisë në Afganistan, që udhëhiqet nga NATO-ja, nuk janë dhëne detaje të tjera.
XS
SM
MD
LG