Ndërlidhjet

Indi: Intensifikohen operacionet e shpëtimit


Ushtarët e ndihmojnë një grua gjatë një operacioni të shpëtimit në Indi

Ushtarët e ndihmojnë një grua gjatë një operacioni të shpëtimit në Indi

Zyrtarët e Indisë thonë se i kanë intensifikuar operacionet për shpëtimin e mijëra njerëzve të bllokuar nga vërshimet dhe shembja e dheut në disa pjesë verilindore të këtij vendi.

Ministria e brendshme e Indisë ka njoftuar sot se afro 33 mijë njerëz janë evakuuar deri tash në shtetin Himachal Opradesh.

Mijëra ushtarë dhe helikopterë të forcave ajrore janë angazhuar në operacionet e shpëtimit.

Zyrtarët thonë se nga vërshimet e shpejta dhe shembja e dheut, të shkaktuara nga reshjet e mëdha, kanë humbur jetën së paku 560 njerëz, ndërsa dhjetëra mijëra të tjerë konsiderohen të zhdukur.

Shumë ndërtesa janë shkatërruar, ndërsa rrugët dhe një numër i urave janë bartur nga uji.

Kryeministri Manmohan Singh ka premtuar një ndihmë prej 170 milionë dollarësh për shtetin Himachal Pradesh.
XS
SM
MD
LG