Ndërlidhjet

Brazil: Presidentja thotë se dhuna nuk do të lejohet


Përleshjet e policisë me protestuesit gjatë një demonstrate në një qytet të Brazilit
Përleshjet e policisë me protestuesit gjatë një demonstrate në një qytet të Brazilit
Presidentja e Brazilit, Dilma Rousseff, thotë se demonstratat paqësore janë pjesë legjitime e demokracisë, por dhuna nuk do të tolerohet. Këto komente u bënë pas më tepër se një jave të protestave kundër qeverisë, të cilat ndonjëherë ishin të dhunshme.

Gjatë fjalimit të mbrëmshëm në televizion, presidentja Rousseff premtoi të takohet me liderët e lëvizjes së protestave për t’i dëgjuar shqetësimet e tyre.

Ajo, poashtu, ka shfaqur përkushtim për një varg reformash për përmirësimin e shërbimeve publike në Brazil, e veçanërisht në sistemin e arsimit dhe shëndetësi.

Pos kërkesave për përmirësime të shërbimeve, protestuesit thonë se janë, poashtu, të frustruar për shkak të korrupsionit të zyrtarëve dhe për faktin se Brazili po i shpenzon miliarda dollarë për organizimin e Kupës Botërore në Futboll, vitin e ardhshëm.

Të enjten, afro një milion njerëz kanë protestuar në qytetet në gjithë Brazilin.

Raportohet se nga përleshjet e policisë me protestuesit janë vrarë dy vetë dhe janë plagosur disa të tjerë.
XS
SM
MD
LG