Ndërlidhjet

Akil Gjakova fiton Medaljen e Artë në Talinn


Ilustrim

Ilustrim

Xhudisti Akil Gjakova ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian për Kadetë, që po zhvillohet në Talinn të Estonisë.

17 vjeçari bëhet kështu kosovari i parë që hyn në historinë e Kosovës, pasi sjell një medalje të artë në kategorinë e meshkujve.

Sipas Unionit Evropian të Xhudos, Gjakova mposhti në finale Elnur Ahmadli nga Azerbajxhani.

“Është hera e parë që bëjë gara në këtë ngjarje, andaj ishte shumë ndjenjë e mirë që të fitoja sot. Të gjitha ndeshjet e mia ishin të vështira sot”, citon EJU të ketë thënë Gjakova pasi u shpall fitues.

Gjakova ka bërë gara në kategorinë U66 kilogram, ndërsa ka fituar të gjashtë ndeshjet.

Medalja e bronztë i takoi Gjeorgjianit Koba Mchedlishvili i cili mposhti boshnjakun Petar Zadro në gjysmë-finale.

Në garë për titull kanë qenë 44 pjesëmarrës.
XS
SM
MD
LG