Ndërlidhjet

Koreja Veriore thirr ShBA-në për veprime reale


Ilustrim
Ilustrim
Koreja Veriore ka fajësuar të dielën Shtetet e Bashkuar për përshkallëzimin e tensioneve në gadishullin korean dhe i ka bërë thirrje që të “ndërmerr veprime reale” nëse Ëashingtoni dëshiron paqe.

“Shtetet e Bashkuara kurrë nuk mund të fshehin të vërtetën se janë kryefajtori për eskalimin e tensioneve në gadishull, në mënyrë të qëllimshme dhe me plan”, ka shkruar në editorialin e saj gazeta Rodong Sinmun, që është në pronë të partisë në pushtet.

“Nëse Shtetet e Bashkuara duan vërtet paqe dhe siguri në gadishull, atëherë ato duhet të ndërmarrin veprime të vërteta dhe të ndalin së kërcënuari dhe shantazhuari palët tjera”, citon AFP mediet koreane.

Ky editorial është shkruar dy ditë pasi ambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara Sin Son-Ho i bëri thirrje Kombeve të Bashkuara që të ndërprejnë sanksionet kundër shtetit të tij.

Sipas tij, koreanp-veriorët nuk do të ndërprejnë programin e tyre për ndërtimin e armëve bërthamore, ndërsa përsëriti se shteti i tij është i gatshëm për bisedime paqësore të drejt për drejta me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG