Ndërlidhjet

Abas pranon dorëheqjen e kryeministrit Hamdalla


Palestinë - Kryeministri në dorëheqje Rami Hamdallah

Palestinë - Kryeministri në dorëheqje Rami Hamdallah

Presidenti palestinez Mahmud Abbas ka miratuar dorëheqjen e kryeministrit Rami Hamdallah, njoftojnë autoritetet.

Hamdallah kishte njoftuar të enjten se ka heq dorë nga pozita e tij për të drejtuar qeverinë e Palestinës, vetëm dy javë pasi kishte pranuar këtë detyrë.

Dy burrështetasit kanë zhvilluar bisedime të dielën në mëngjes në përpjekje për të qetësuar krizën qeveritar, por në fund Abbas ka pranuar vendimin e Hamdallah për t’u larguar nga detyra që i është besuar.

Dorëheqja e tij, besohet se u nxit për shkak të vendimit të presidentit Abbas që t’i instaloj atij dy zëvendësa, të cilët ia ulën fuqinë në vendimmarrje.

Abbas ka kërkuar prej Rami Hamdallah që të ushtroj detyrën derisa të gjej dikë tjetër për të formuar qeverinë e re.
XS
SM
MD
LG