Ndërlidhjet

Snowden largohet nga Hong Kongu


Ilustrim

Ilustrim

Qeveria në Hong Kong thotë se ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë amerikane, i kërkuar nga autoritetet në Shtetet e Bashkuara Edward Snowden, ka ikur nga shteti dhe se është drejtuar “për një vend të tretë”.

Sipas gazetës lokale "South China Morning Post", Snowden ka hipur në aeroplan dhe është nisur për në Moskë, por se Rusia nuk është destinacioni i tij final.

Zëdhënësi i presidentit rus Vlladimir Putin, ka thënë për mediet se nuk ka informacione zyrtare që informatori amerikan, është rrugës për në Rusi.

Snowden, i cili ka ekpozuar dy programe amerikane të spiunimit, që përdoren nga CIA dhe NSA, ka përmend më herët se do të kërkonte azil në Islandë.

Autoritetet në Hong Kong kanë shpjeguar se nuk kanë asnjë bazë juridike për ta ndaluar Snowden që të largohet nga shteti.
XS
SM
MD
LG