Ndërlidhjet

Spanjë, policia shkatëron 2 banda të "dopingut"


Ilustrim
Ilustrim
Policia spanjolle ka arrestuar dy banda kriminale që dyshohet se importonin dhe trafikonin substanca që përdoren në sport, duke prangosur 84 njerëz në total.

Ministria e punëve të bredshhme të Spanjës njoftoi sot se më se 700,000 doza të steroideve anabolike, hormone të rritje dhe substanca tjera dopingu janë konfiskuar gjatë operacioneve të bastisjes në Madrid, Kataloni, Valencia, Andalusia dhe në rajonin Baskë.

Sipas një komunikate për shtyp të policisë, gjatë çerekut të parë të këtij vitit, këto grupe kanë importuar në Spanjë rreth 750 kilogram të substancave dopingu nga Kina, Greqia dhe Portugali, ndërsa i kanë shitur ato në qendrat e sportit dhe gjetiu.

Spanja ka kaluar 10 ditë më parë një ligj të ri anti-doping, nga i cili pret që t’i rregulloj imazhin e dëmtuar, pas një skandali të dopingut në çiklizëm.

Ky ligj pritet t’i shtoj Spanjës gjasat për organizimin e Lojërave Olimpike më 2020, për të cilin ka konkuruar Madridi.
XS
SM
MD
LG