Ndërlidhjet

logo-print

Për “Grupin e Drenicës” edhe dy muaj paraburgim


Ilustrim

Ilustrim

Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, ua ka zgjatur për dy muaj paraburgimin 7 të akuzuarve, të njohur si “Grupi i Drenicës”.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Tomë Gashi, avokat mbrojtës i të akuzuarit Sylejman Selimi, ish- Komandantit i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Sipas kërkesës prokurorit të EULEX-it (Maurizio) Salustro, gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nuno Manuel Serera, i ka zgjatur paraburgimin Sylejman Selimit dhe gjashtë bashkëluftëtarëve të tij për dy muaj, respektivisht deri me 23 gusht të këtij viti”, ka thënë avokati Gashi.

Vendimin për zgjatjen e paraburgimit për “Grupin e Drenicës”, Gashi e ka quajtur të padrejtë dhe të paligjshëm.

Ai ka theksuar gjithashtu se ndaj këtij vendimi do të ushtrojë ankesë.

Por sipas tij, duke pasur parasysh që ankesa do të shkojë te Gjykata e Apelit, e cila, më herët, masën e arrestit shtëpiak për shtatë të akuzuarit e kishte zëvendësuar me masën e paraburgimit, vështirë se do të aprovohet ankesa e mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG