Ndërlidhjet

Temperaturat e larta rrisin fluksin e pacientëve


QKUK
QKUK
Temperaturat e larta që po mbretërojnë gjatë ditëve në fundit në Kosovë, kanë shtuar numrin e pacientëve, të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Qendrën Emergjente në Prishtinë. Po ashtu, temperaturat e larta kanë bërë të ketë reduktimet më të ashpra me ujë të pijes për shkak të rritjes së konsumit.

Gëzim Mustafa, shef në Klinikën Emergjente në Prishtinë, bën të ditur për Radion Evropa e Lirë se numri i pacientëve gjatë këtyre ditëve të nxehta, është rritur ndjeshëm.

“Temperaturat e larta që po mbretërojnë këto ditë në vendin tonë, gjithsesi kanë rritur ndjeshëm numrin e pacientëve që kanë kërkuar ndihmë. Mesatarisht, tre deri në katër pacientë kanë ardhur në QKUK gjatë ditës, për shkak të goditjes së nxehtësisë apo diellit".

"Kurse, për raste kronike me sëmundje të sistemit kardiovaskular, sëmundje të zemrës, enëve të gjakut apo sëmundje tjera të natyrës kronike, gjithsesi ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tyre dhe është rritur numri i këtyre pacientëv
e”, thotë Mustafa.

Ai shton se Qendra Emergjente në Prishtinë është e gatshme të ofrojë ndihmë mjekësore për pacientët që do të kenë nevojë.

Mustafa nuk beson që do të ketë numër shumë të madh të pacientëve që do të kërkojnë ndihmë për shkak të temperaturave të larta, e që të mos ketë kapacitete të mjaftueshme për të ofruar ndihmë.

Sidoqoftë, temperaturat globale për këtë vit janë paralajmëruar se do të jenë për 0.57 shkallë mbi mesataren afatgjate prej 14 shkallësh Celsius, për çfarë është thënë se viti 2013 do të jetë njëri nga vitet më të nxehta që mbahen në mend.

Sipas të dhënave zyrtare të Shërbimit Meteorologjik të Britanisë, është thënë se është shumë e mundur që 2013-a të jetë njëri nga 10 vjetët më të nxehtë qysh prej 1850-s, edhe më i nxehtë se viti 2012.

Në anën tjetër, zëdhënësja e Ujësjellësit Rajonal "Prishtina", Arbërije Zogiani - Hiseni, thotë për Radion Evropa e Lirë se me ngritjen e temperaturave, është rritur konsumi dhe keqpërdorimi i ujit të pijes dhe si rrjedhojë e kësaj, do të ketë ashpërsim të reduktimeve me ujë të pijes.

“Sigurisht, si çdo stinë të verës, edhe kësaj vere do të aplikojmë sistemin e njëjtë për arsye se me rritje të temperaturave, rritet edhe konsumi edhe keqpërdorimi. Këto ndryshime të reduktimeve, nënkuptojnë ashpërsimin e orarit të tyre në mënyrë që të jemi të barabartë për të gjitha lagjet dhe të gjithë konsumatorët”, thekson ajo.

Qytetarët e Kosovës ndërkohë vazhdojnë të kenë mjaft borxhe ndaj Kopanisë së Ujësjellësit Rajonal "Prishtina". Ky borxh i qytetarëve arrin shifrën e rreth 50 milionë eurove.

Zëdhënësja e ujësjellësit "Prishtina", Arbërije Zogiani – Hiseni, thotë se nga java e ardhshme do të fillohet të bëhet inspektimi nëpër komunat e Kosovës dhe paralajmëron se të gjithë keqpërdoruesit e ujit do të gjobiten.

Për ditët e nxehta të verës, specialisti i Mjekësisë Emergjente, Gëzim Mustafa, këshillon qytetarët që të jenë më të kujdesshëm.

"Këshilla kryesorë është që gjatë këtyre ditëve me temperatura të larta, të shmangim ekspozimin në diell prej orës 10 deri në orën 17".

"Po ashtu, të gjithë pacientët kronikë të jenë të rregullt në aplikimin e terapisë së tyre, kurse fëmijët që është një kategori e rrezikuar nga të nxehtit, përveç që nuk duhet të ekspozohen në diell duhet të përdorin sa më shumë lëngje për të evituar dehidrimin e trupit”
, thotë Mustafa.
XS
SM
MD
LG