Ndërlidhjet

Keni - 15 vriten, 7 plagosen nga sulmi me bombë


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 15 veta kanë vdekur nga një sulm me granatë të dielën, në një fshat të largët në veri të Kenia, ku pas shpërthimit të trazirave mes fiseve janë shpërngulur qindra njerëz javëve të fundit, lajmëron Kryqi i Kuq i Kenisë.

Nga luftimet e dy ditëve të fundit, nga përshkallëzimi i tensioneve, vdiqën më se 20 fshatarë të qarkut Mandera, që shtrihet në lindje të kufirit me Etiopinë dhe Somalinë, afro 800 kilometra larg nga kryeqyteti Nairobi.

Sipas Kryqit të Kuq të Kenias, nga sulmi i sotëm janë lënduar edhe shtatë persona të tjerë, të cilët janë në gjendje të rëndë.
XS
SM
MD
LG