Ndërlidhjet

Gjermania bllokon bisedimet BE-Turqi!


Ilustrim

Ilustrim

Bashkimi Evropian është në prag të anulimit të bisedimeve të reja me Turqinë për anëtarësim e saj në union, një lëvizje e cila mund të minojë shpresat tashmë të vogla të Ankaras për t’iu bashkuar bllokut dhe të dëmtojë marrëdhëniet me Brukselin.

Gjermania, si motori kryesor ekonomik i BE-së, është duke bllokuar përpjekjet për ecjen para të Turqisë në integrimet evropiane, pjesërisht për shkak të mënyrës se si ajo u përgjigj kundër protestave anti-qeveritare gjatë javëve të shkuara.

Qëndrimi i ngurtë i Gjermanisë ka ndez alarmin tek disa vende anëtare, të cilat mendojnë se BE-ja duhet të tregoj më shumë angazhim me Turqinë, dhe të përkrah sektorin e të drejtave të njeriut, në vend të të largohet nga ndikimi i saj në këtë vend.

“Do të ishte një gabim i madh që të bllokohet ecja e mëtejme e Turqisë drejt Bashkimit Evropian, në këtë kohë”, ministri i jashtëm i Suedisë Carl Bildt ka thënë në Twitter të dielën.

Edhe Holanda ka shprehur rezerva për planet evropiane të rinisjes së bisedimeve me Turqinë të mërkurën e ardhshme për “një kapitull” të ri, në fushën e politikave, një burim i ka thënë agjencisë Reuters.

Ambasadorët evropian, të cilët nuk u pajtuan për këtë agjendë javën e shkuar, pritet të takohen për herë të fundit të hënën në mëngjes.

Çfarëdo rezultati të prodhoj ky takim, dhe nëse do të ndryshoj apo jo në minutë të fundit qëndrimi i Berlinit, Irlanda si kryesuese e radhës e BE-së, do të duhet t’i komunikohet zyrtarisht Turqisë se takimi i së mërkurës është anuluar apo shtyrë për ndonjë ditë tjetër.
XS
SM
MD
LG