Ndërlidhjet

logo-print

Ushtria egjiptiane kërcënon me intervenim


Ilustrim

Ilustrim

Ushtria e Egjiptit ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për fraksione kundërshtare politike se forcat e saja nuk do të rrinë duarkryq nëse protestat e javës së ardhshme opozitare përshkallëzohen.

Ministri i mbrojtjes Abdel Fattah al-Sisi i ka bërë thirrje të dielën, forcave politike që të arrijnë një konsensus, dhe se nuk do të lejoj që të “sulmohet vullneti i popullit”.

Sipas tij, politikbërësit duhet të shfrytëzojnë ditët në vijim për të arritur një pajtim rreth problemeve që kanë, para se të mbahen protestat kundër presidentit islamist Mohamed Mursi, të paralajmëruar më 30 qershor.

Kjo llogaritet të jetë përgjigja më e ashpër, dhe ndërhyrja e drejtpërdrejt e ushtrisë, prej se forcat e armatosura i kanë bartur pushtetin presidentit Mursi, dhe administratës civile një vit më parë.
XS
SM
MD
LG