Ndërlidhjet

Indi, 1,000 veta vdesin nga shirat monsune


India - Pamje nga dalja e lumit Alaknanda nga shtrati pas shirave të rrëmbyeshëm që shaktuan monsunet, 17Qershor2013.

India - Pamje nga dalja e lumit Alaknanda nga shtrati pas shirave të rrëmbyeshëm që shaktuan monsunet, 17Qershor2013.

Shkon në 1,000 numri i viktimave nga përmbytjet në Indi, të shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshme monsune, ndërsa janë vështirësuar tejmase operacionet e evakuimit të dhjeta mijëra banorëve të ngujuar në zona e thella të krahinës Utarahand, në veri të shtetit.

Moti i keq ka penguar fluturimin e më shumë helikopterëve, të cilët janë të vetmet mjete që po bëjnë evakuimin e banorëve, pasi rrugët janë shkatërruar nga rritja e nivelit të ujit në lumenjtë e rajonit të Himalajeve.

Përkundër motit të keq megjithatë ushtria ka arritur të evakuoj mbi 2,000 njerëz dhe t’i bart ata në qytetin Deradun.

Ushtria ka përdorur edhe fluturake pa pilot për të gjetur të mbijetuarit e fshehur në rajone të thella, të cilët janë strehuar nga përmbytjet.

Shteti i Indisë ka shpall gjendje të jashtëzakonshme në këtë rajon javën e shkuar, prej se monsunet shpërthyen, dhe shtuan nivelin e lumenjve.
XS
SM
MD
LG