Ndërlidhjet

Mali i Zi - Autobusi bie në kanjonin Moraça


Mali i Zi - Kanjoni i lumit Moraça

Mali i Zi - Kanjoni i lumit Moraça

Një autobus me mbi 30 turistë që besohet se ishin nga Rumania, ka rënë në kanjonin Moraça të dielën rreth orës 17h, njoftojnë mediet podgoricase.

Autobusi që udhëtonte nga Podgorica për tek Manastiri i Moraçës është rrëzuar nga një urë, dhe ka rënë 40 metra thellë në greminë.

Sipas informatave të pakonfirmuara nga policia, thuhet se ka udhëtarë që kanë humbur jetën, ndërsa numri i të plagosurve është i madh.

Gazeta Vijesti shkruan në portalin e saj se disa ambulanta kanë bartur të lënduarit.
XS
SM
MD
LG