Ndërlidhjet

logo-print

Londër- Presidentja Jahjaga takon William Hague


Ilustrim

Ilustrim

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, me të arritur në Londër u takua me sekretarin e jashtëm të Britanisë së Madhe, zotëri William Hague, me të cilin bisedoi për zbatimin e marrëveshjes së arritur në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë si dhe për procesin e integrimeve evropiane për Kosovën dhe rajonin.

Presidentja Jahjaga tha se marrëveshja e arritur ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe atij të Serbisë, hap perspektivën evropiane për të dyja shtetet dhe theksoi se për Kosovën dhe qytetarët e saj është me rëndësi që Bashkimi Evropian të miratojë fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Sekretari i jashtëm britanik, William Hague e vlerësoi arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe tha se pret zbatimin e saj në praktikë.

Hague po ashtu i dha ede mbështetje procesit të integrimeve evropiane për Kosovën.

Presidentja Jahjaga gjatë qëndrimit në Londër do të takojë kryetarët e Dhomës së Lartë dhe asaj të Ulët të Parlamentit të Britanisë së Madhe, deputetë të Parlamentit, princin Michael të Kentit, ministren britanike në Ministrinë e Jashtme dhe do të nderohet me titullin Doctor Honoris Causa nga Universiteti i Durham.
XS
SM
MD
LG