Ndërlidhjet

Aksidenti në Moraçë vret 18 turistë rumun


Mali i Zi - Kanjoni Moraça
Mali i Zi - Kanjoni Moraça
18 turistë rumun kanë vdekur dhe 28 të tjerë janë lënduar kur autobusi me të cilin udhëtonin humbi drejtimin dhe ra nga një urë në greminë të kanjonit Moraça në Mal të Zi, njoftojnë autoritetet të hënën në mëngjes.

Shtatë pasagjerë, janë në gjendje të rëndë dhe mjekët në Podgoricë po vazhdojnë të luftojnë për jetën e tyre.

Sipas gazetës Vijesti, informatat e para sugjerojnë se në autobus ishin 46 turistë, trupat e të cilëve u nxorën nga gremina deri vonë të dielën mbrëmë.

Operacioni i kërkim shpëtimit, zgjati me orë të tëra ndërsa ambasadori rumun në Mal të Zi Mihail Flloroviq e përshkruajti këtë incidenti si “një tragjedi e madhe për ne”.
XS
SM
MD
LG