Ndërlidhjet

Moskë - Edward Snowden kalon natën në aeroport


ilustrim
ilustrim
Informanti Edward Snowden që ekspozio në publik të dhëna të shërbimeve amerikane të spiunimit ka kaluar natën në aeroportin e Moskës.

Përkundër kërkesës për ekstradim të tij nga Hong Kongu për ShBA, ai iku të dielën nga atje për Rusi.

Ekuadori ka njoftuar se Snowden ka paraqitur kërkesë për azil në këtë shtet, kurse ambasadori i këtij shteti në Moskë pritet ta shoqëroj atë deri në Karakas.

Një senator amerikan Charles Schumer ka akuzuar presidentin e Rusisë Vlladimir Putin se e ka ditur dhe aprovuar fluturimin e Snowden për në Moskë, si vend tranzit.

Sipas Schumer kjo do të lë “pasoja serioze” në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë, të cilat tashmë janë të tensionuara për shkak të luftës në Siri.
XS
SM
MD
LG