Ndërlidhjet

Milan - Sot vendos gjykata për Berlusconin


Itali - Silvio Berlusconi
Itali - Silvio Berlusconi
Një gjykatë në Milan pritet të nxjerr të hënën vendimin që vërteton nëse Silvio Berlusconi pagoi apo jo për seks me një vajzë të mitur, ndërsa ushtroi pushtetin e tij për të mbuluar këtë rast.
Berlusconi akuzohet se pagoi për shërbimet seksuale të ish-valltares së klubeve të natës Karima El Mahroug, që njihet edhe si “Rubi zemërthyesja”, kur ajo ishte nën moshën 18 vjeçe.
Gjykimi që po zgjat tashmë dy vjet ka marr vëmendjen e opinionit, me një theks të veçantë pasi gjatë gjykimit janë përshkruar ndejat e dyshuara private të seksit që bilioneri Berlusconi, i quante “bunga bunga”, derisa ishte kryeministër në vitin 2010.
Nëse gjendet fajtor, Berlusconi mund të dënohet me 6 vjet burg.
Ish-kryeministri italian ka hedh poshtë të gjitha akuzat si të pabaza, dhe të montuara politikisht nga kundërshtarët e tij majtistë.
XS
SM
MD
LG