Ndërlidhjet

Izraeli qëllon mbi një depo në Rripin e Gazës


Izrael -- Fluturakja pa pilot UAV Hermes 500
Izrael -- Fluturakja pa pilot UAV Hermes 500
Ushtria izraelite njofton se aeroplanët e saj kanë qëlluar mbi shënjestra në Rripin e Gazës të hënën, pasi nga këto territore u lëshuan raketa kundër Izraelit.

Forcat e armatosura njoftuan se kanë qëlluar mbi një depo që dyshohet se shërbeu si strehimore për forcat ekstreme.

Nuk është raportuar ende për të lënduar nga ky sulm i mëngjesit. Sipas zëdhënësit të policisë izraelite Micky Rosenfeld, gjatë raketa janë landusr në drejtim të Izraelit të dielën mbrëma, por as ato nuk shkaktuan dëme.

Ushtria izraelite njoftoi se sistemi i tyre anti-raketor ka shkkatërruar dy projektile, kurse katër të tjera kanë rënë në zona e pabanuara.
XS
SM
MD
LG