Ndërlidhjet

logo-print

Trazirat në Liban, vriten 12, plagosen 53 persona


Ilustrim

Ilustrim

Të paktën 12 persona janë vrarë gjatë luftimeve në qytetin bregdetar lebanez Sidon, ndërmjet të forcave ushtarake dhe mbështetësve të një kleriku musliman Sunni, raportojnë autoritetet.

Luftimet kanë përshkallëzuar tash e tri javë në Liban ndërmjet të Sunive dhe Shiitëve, për shkak të konfliktit në Siri.

Agjencia e lajmeve Reuters njofton se 10 ushtarë janë vrarë, kurse mbi 40 janë plagosur.
Po ashtu edhe 2 myslimanë suniitë janë vrarë, kurse 13 të tjerë janë lënduar.

Autoritetet lebaneze janë munduar të ulin tensionet, por arrestimi i një mbështetësi të klerikut Sheikh Ahmed al-Assir në një postbllok ka nxit edhe më shumë luftimet.

Si pasojë, mbështetësit tjerë të Assir kanë sulmuar forcat e rendit në qytet, dhe i kanë bërë thirrje simpatizantëve për të dal në rrugët e Libanit.
XS
SM
MD
LG