Ndërlidhjet

Vodafone ofron 7.7miliardë për Kabel Deutchland


U.S. -- This undated company handout shows the new Blackberry Storm, 01Jan2008

U.S. -- This undated company handout shows the new Blackberry Storm, 01Jan2008

Kompania britanike Vodafone PLC ka ofertuar për blerjen e operatorit më të madh kabllor në Gjermani “Kabel Deutschland”, me një çmim prej 7.7 miliardë euro.

Kabel Deutschland Holding AG, që ka më mbi 8 milion klientë, tha të hënën se menaxhmenti i kompanisë dhe bordi mbikëqyrës kanë “mirëpritur këtë ofertë”.

Vodafone ofron 87 euro për një aksion, kurse me llogaritjen e 3 miliadër eurove në borxhe të rrjetit, çmimi përfundimtar i Kabel Deutschland i bjen të jetë mbi 10.7 miliardë euro.

Aksionet e Kabel Deutschland në berzën e Frankfurtit ishin rritur për 2.2% të hënën, dhe këmbehej me 85.96 euro.

Rivale e Vodafone në garën për të blerë Kabel Deutschland është edhe kompania amerikane Liberty Global.
XS
SM
MD
LG