Ndërlidhjet

Arabia Saudite ndryshon ditët e vikendit


Arabia Saudite - Minareja e Xhamisë së Madhe në Meka
Arabia Saudite - Minareja e Xhamisë së Madhe në Meka
Arabia Saudite po ndryshon kohën e vikendit në të premten, për të lidhur ditët e punës dhe sistemin bankar me shumicën e vendeve të tjera në rajon.

Agjencia shtetërore e lajmeve në këtë vend tha se dekreti i nënshkruar nga mbreti do të hyjë në fuqi këtë javë, pasi që një trup mbikëqyrës ka rekomanduar në muajin prill, që të ndryshohet sistemi aktual, ku dy ditët e vikendit nisin të enjten.

Ky propozim kishte dështuar të miratohej në vitin 2007, por komuniteti i biznesit ka lobuar prej atëherë që të lidhet orari i pushimeve të fundjavës me qendrat e tjera komerciale, siç është ai i Dubait.

Muajin e kaluar, ishte Omani që ndryshoi ditët e fundjavës, të cilat tani janë e premte-shtune.

Shumica e shteteve të tjera arabe në rajon nisin vikendet e tyre të premten, dita kryesore e javës për lutjet e komunitetit mysliman.
XS
SM
MD
LG