Ndërlidhjet

Westerwelle: S'duhet të barikadohemi me Turqinë


Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle

Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido Westerwelle

Gjermania dhe vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian po analizojnë mundësinë e gjetjes së një rrugëdaljeje për mbajtjen e perspektivës së anëtarësimit të Turqisë në BE, përkundër protestave disaditore anti-qeveritare.

Gjermania ka bllokuar bisedimet e ardhshme të anëtarësimit qysh javën e shkuar, por ministri i jashtëm Guido Westerwelle tha të hënën para takimit me homologët e tij se “ne nuk duhet të lejojmë që dialogu të ndërpritet apo dobësohet.”

Anëtaret e tjera si Suedia dhe Belgjika kanë tejkaluar nevojën për të shikuar përpara, dhe më larg sesa zhvillimet aktuale politike në Turqi, që vlerësojnë ato se është në interesin afatgjatë të BE-së.

Qëndrimi i Gjermanisë për të bllokuar hapjen e një kapitulli të ri të negociatave BE-Turqi, shihet si një goditje e madhe për qeverinë e Recep Tayyip Erdogan, i cili tashmë po përballet me presion të madh ndërkombëtar për mënyrën se si menaxhoi me protestat.
XS
SM
MD
LG