Ndërlidhjet

Komandanti serb për policinë në veri emërohet deri nesër


Ilustrim
Ilustrim
Komandanti rajonal i policisë për katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, duhet të emërohet nga Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe ky emërim nuk ka ndodhur ende.

Kështu i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë, zëvendës-kryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, duke mohuar deklaratën e zëvendës-kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, të cituar nga mediet serbe se “komandanti është emëruar nga pala serbe”.

“ Në bazë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore , në mes të Kosovës dhe Serbisë, në pikën 9 është e precizuar që komandanti rajonal për katër komunat me shumicë serbe, emërohet nga Ministria e Punëve të brendshme e Republikës së Kosovës..."

"Sot gjatë ditës ose më së largu deri nesër, Ministria e Brendshme e Kosovës do ta emërojë komandantin”, ka thënë zëvendës-kryeministrja Tahiri.

Ajo gjithashtu ka shtuar se në fakt, emërimi do të bëhet për ushtrues të detyrës së komandantit të policisë për rajonin e veriut dhe pas zgjedhjeve lokale në vend, atëherë do të emërohet komandanti me mandatin që i takon një komandanti të policisë.
XS
SM
MD
LG