Ndërlidhjet

SHBA: Në ndjekje të Snowdenit, gazetarët në Kubë


Ulësja boshe e aeroplanit për në Kubë, për të cilën gazetarët besonin se ishte e Snowdenit
Ulësja boshe e aeroplanit për në Kubë, për të cilën gazetarët besonin se ishte e Snowdenit
Mungesa e papritur e ish-kontraktorit të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara, Edward Snowden, nga fluturimi nga Moska për në Havanë, i ka lënë shumë gazetarë ndërkombëtarë pa atë që shpresonin se do ta vërtetonin.

Gazetarët mendonin se në të njejtin aeroplan do të ishte edhe Edward Snowden dhe i nxorën biletat për fluturimin Aeroflot SU150, të paraparë për sot, meqë gazetarët kishin mësuar se ai e kishte rezervuar vendin në këtë aeroplan.

Por, ulësja e tij, 17A ishte e zbrazët.

Gazetari i agjencisë AP, Max Seddon, ishte në aeroplan dhe në Twitter shkroi “Kubë, ne po vijmë atje. Po largohemi nga aeroporti Sheremetevo, por nuk ka shenjë nga Snowdeni”.

Ky aeroplan do të arrijë në Havanë pas 12 orëve, kështu që aterimi i tij në këtë qytet pritet diku pas mesnatës, sipas kohës së Evropës së Mesme.

Edward Snowden arriti dje në Moskë nga Hong-Kongu, ku ai ishte fshehur prej se kishte dhënbë informata sekrete të programeve të vëzhgimit sekret të qeverisë së Shteteve të Bashkuara.

Ai është i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të akuzave për spiunim.
XS
SM
MD
LG