Ndërlidhjet

Kerry: SHBA punon për së afërti me Krazain


John Kerry
John Kerry
Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, thotë se Uashingtoni po punon për së afërti me presidentin e Afganistanit, Hamid Karzai, pasi talibanët e hapën një zyrë politike në Katar.

Ai tha sot në Nju Delhi të Indisë se puna me Kabulin është “në tërësi e duhur dhe realisht e kërkuar”.

James Dobins, i dërguari special i zotit Kerry në Kabul, tha sot se Uashingtoni ishte i tmerruar me mënyrën se si talibanët e hapën zyrën në Katar, e cila planifikohej të ishte hapi i parë drejt një marrëveshjeje paqësore afgane.

Njëherësh, zëdhënësi i talibanëve në Katar, Suhail Shaheen, nëpërmjet një kumtese, deklaroi se raportet se zyra e tij është pajtuar t’i largoj shenjat afgane të mëparshme, siç janë flamuri dhe emri, janë të “pabaza dhe të fabrikuara”.
XS
SM
MD
LG