Ndërlidhjet

logo-print

Itali: Berlusconi u shpall fajtor nga gjykata në Milano


Foto e kombinuar e Berlusconit (majtas) dhe e vajzës Karima al-Mahroug

Foto e kombinuar e Berlusconit (majtas) dhe e vajzës Karima al-Mahroug

Një gjykatë italiane e ka shpallur fajtor ish-kryeministrin, Silvio Berlusconi, për abuzim të pozitës në një rast të prostitucionit me të mitur.

Vendimi i gjykatës në Milano ia ndalon Berlusconit mbajtjen eventuale të ndonjë zyreje politike, por ish-kryeministri ka të drejtë ankese.

Gjykata ka gjetur se Berlusconi kishte paguar për seks me ish-vallëzuesen e një klubi të natës, Karima El Mahroug, kur ajo i kishte më pak se 18 vjet, dhe për shkak të abuzimit të pozitës së tij për ta mbrojtur atë.

Ky proces dyvjeçar e ka tronditur Italinë dhe ishte i fokusuar në dyshimet për seancat e seksit “bunga bunga” të miliarderit Berlusconi, në shtëpinë e tij private për pushim jashtë Milanos, derisa ishte kryeministër në vitin 2010.

Berlusconi, 76 vjeçar, që mund të ballafaqohet me gjashtë vjet burg, nëse vendimi bëhet fuqiplotë, i ka hedhur poshtë keqbërjet.
XS
SM
MD
LG