Ndërlidhjet

SHBA: Kritika në adresë të “mbrojtësve” të Snowdenit


Jay Carney
Jay Carney
Qeveria e Shteteve të Bashkuara e ka kritikuar zgjedhjen e ish-kontraktorit të inteligjencës amerikane të spiunimit, Edward Snowden, të vendeve që pretendon se do ta mbrojnë.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha sot se zgjedhja e përgënjeshtroi pretendimin e Snowdenit se ai është mbrojtës i transparencës, lirisë së shtypit dhe i të drejtave individuale.

Carney tha, poashtu, se vendimi i Hong-Kongut për ta lejuar Snowdenin që të largohet, i ka dëmtuar përpjekjet për krijimin e besimit në marrëdhëniet ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës.

Ai ka refuzuar të spekuloj lidhur me implikimet nga ndonjë dështim i Rusisë, që ta dorëzoj Snowdenin, i cili besohet se së fundit ishte në një hapësirë tranzitore në aeroportin e Moskës.

Zoti Carney theksoi se Snoweden është person në ikje nga akuzat për krim në Shtetet e Bashkuara.

Raportohet se Edward Snowden ka kërkuar azil në Ekuador.
XS
SM
MD
LG