Ndërlidhjet

Irak: Nga sulmet me bomba – dhjetëra të vrarë


Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad

Pamje pas një sulmi të mëparshëm me bombë në Bagdad

Zyrtarët irakianë thonë se nga një valë e sotme e sulmeve me bomba, në pjesën qendrore dhe veriore të Irakut, janë vrarë së paku 27 vetë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Sulmet më vdekjeprurëse ishin në lagjen Jiihad në pjesën perëndimore të kryeqytetit Bagdad, me ç’rast u vranë tetë vetë.

Pos Bagdadit, sulme dhe të vrarë ka pasur edhe në Mosul në Tikrit.

Kjo ishte vala e fundit e sulmeve në dhunën aktuale, nga e cila prej fillimit të muajit Prill janë vrarë më se 2 mijë vetë.
XS
SM
MD
LG