Ndërlidhjet

logo-print

Mbi 40 të vrarë nga dhuna në Irak


Irak - foto arkivi

Irak - foto arkivi

Sulmet në Irak kanë vrarë të hënën mbi 40 persona, kanë bërë të ditur autoritetet e rendit.

Bagdadi është goditur më së keqi, me 39 të vrarë. Sulmet kanë ndodhur në lagje shiite dhe sunite.

Dhuna në Irak ka marrë mbi 2,000 jetë njerëzish qysh në fillim të muajit prill.

Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Saad Maan Ibrahim, ka thënë se Al Kaida i shmanget konfrontimit të drejtpërdrejtë me forcat e sigurisë dhe në vend të kësaj zgjedh caqet civile.
XS
SM
MD
LG