Ndërlidhjet

Jolie: Të luftohet përdhunimi në konflikte


Aktorja Angelina Jolie
Aktorja Angelina Jolie
Aktorja e njohur, Angelina Jolie, u ka bërë thirrje vendeve të botës që të bëjnë prioritet të lartë luftën kundër përdhunimeve në konflikte.

Jolie, ambasadore e vullnetit të mirë pranë Komisionarit për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, ka thënë para Këshillit të Sigurimit të OKB-së se “qindra-mijëra gra, fëmijë dhe burra, nëse jo miliona, janë përdhunuar në luftëra”.

Pas fjalimit të saj, Këshilli i Sigurimit ka miratuar një rezolutë, e cila pranon se përdhunimi mund të përkeqësojë konfliktet dhe të pengojë rivendosjen e paqes dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG