Ndërlidhjet

logo-print

Berlusconi do të "luftojë" dënimin


Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi.

Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, është zotuar se do të luftojë për mbijetesën e tij politike, pasi drejtësia në Milano e ka dënuar atë me shtatë vjet burgim.

Berlusconi është shpallur fjator për shkak të marrëdhënieve seksuale me një prostitutë të mitur dhe abuzimit të pozitës së tij për të mbuluar aferën.

Dënimi përfshin edhe ndalesën e përjetshme të mbajtjes së posteve publike.

Berlusconi ka hedhur poshtë akuzat dhe ka insistuar se është “absolutisht i pafajshëm”.

Mbetet çështje e dyshimtë nëse Berlusconi do të shërbejë burgun. Ai do të apelojë vendimin dhe, sipas analistëve, procesi mund të zvarritet me vite.
XS
SM
MD
LG