Ndërlidhjet

Shqipëri: Rezultatet paraprake, e majta në avantazh


Në Shqipëri, ndërsa janë numëruar mbi 45 përqind e kutive të votimit, rezultatet paraprake, flasin për avantazh të koalicionit të majtë të drejtuar nga Edi Rama, raporton VOA.

Në nivel kombëtar, e majta llogaritet të jetë afër 16 pikë më shumë se koalicioni i djathtë i udhëhequr nga kryeministri Sali Berisha. Opozita deri tani është në epërsi në 10 qarqe të vendit, me përjashtim të Kukësit.

Nga të dhënat e deritanishme, në 4 qarqet veriore, Aleanca për Shqipërinë Europiane kryeson në Shkodër, Lezhë dhe Dibër, ndërsa Aleanca per Punësim, Mirëqënie dhe Integrim, e kryesuar nga Partia Demokratike, kryeson në Qarkun e Kukësit.

Vëzhguesit ndërkombëtarë, në vlerësimin e tyre paraprak thanë se zgjedhjet ishin aktive dhe konkurruese, por mosbesimi mes forcave politike e dëmtoi mjedisin.
XS
SM
MD
LG