Ndërlidhjet

Emiri i Katarit i dorëzon pushtetin djalit


Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani.
Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani.
Emiri i Katarit, Sheikh Hamad bin Khalifa al-Thani, do të dorëzojë pushtetin te djali i tij 33-vjeçar, Sheikh Tamim.

Banorët e Katarit janë ftuar të betohen për besnikëri ndaj emirit të ri të mërkurën.

Ndryshimi i udhëheqjes nuk pritet të ndryshojë politikat e vendit.

Sheikh Hamad, 61 vjeç, ka marrë pushtetin më 1995. Nën udhëheqjen e tij, Katari ka pasur një rol të rëndësishëm në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Shteti i Gjirit Arab, i cili konsiderohet si aleat i patundur i Shteteve të Bashkuara, ka një popullsi prej 2 milionë banorësh.

Ai është eksportuesi më i madh në botë i gazit të lëngshëm natyror.
XS
SM
MD
LG