Ndërlidhjet

Sulmohen ueb-faqet e Koresë Jugore


Ilustrim
Ilustrim
Koreja e Jugut ka lëshuar alarm kibernetik, pas një sulmi të koordinuar në ueb-faqet e saj zyrtare.

Ueb-faqet e presidencës, disa agjencive qeveritare dhe disa serverë mediatikë raportohet të jenë prekur nga sulmet.

Qeveria ka thënë se identiteti i sulmuesve nuk është i njohur.

Për sulmet e mëparshme kibernetike, Koreja e Jugut ka fajësuar Korenë e Veriut.

Incidenti i sotëm përkon me përvjetorin e fillimit të luftës koreane më 1950-53.
XS
SM
MD
LG