Ndërlidhjet

MMPH nis kallëzimet penale për degradimin në Prevallë


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor i është drejtuar Prokurorisë Themelore në Prizren me pesë kallëzime penale ndaj pesë operatorëve që kanë hequr shiritat e ndalimit të punimeve në Prevallë.

Sylë Morina dhe kompania “Fanaj Inxhinjering”, Haxhi Muça, pronar i vikend- shtëpizës në Prevallë, Burim Sallauka, pronar i restorant “Koha”, Besim Kokollari, pronar i villa “Marsi” dhe villa “Uron”, dhe Kemajl Bekteshi, pronar i vikend-shtëpizës në Prevallë, nuk e kanë zbatuar vendimin e ministrit nr. 1498/13 të datës 3 Maj 2013, pika 2, me të cilin ndërpriten të gjitha aktivitetet ndërtimore në zonën e Prevallës, pjesë e parkut nacional “Sharri” për afat të pacaktuar, thuhet në njoftim.

Sipas tij, të njëjtit kanë hequr shiritat e vënë përreth objekteve të tyre nga inspektorët e MMPH-së, me çka kanë kryer vepër penale asgjësimi, dëmtimi ose heqje e instalimeve publike nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

MMPH kërkon nga Prokuroria Themelore në Prizren që në afat sa më të shpejtë të hapë procedurat gjyqësore kundër 5 operatorëve të lartëcekur.
XS
SM
MD
LG