Ndërlidhjet

Rusia mohon të ketë lidhje me Snowdenin


Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka mohuar se vendi i tij ka ndonjë lidhje me ish-kontraktorin e CIA-s, Edward Snowden, i cili aktualisht ndodhet në arrati.

Duke folur për gazetarët në Moskë, Lavrov ka hedhur poshtë akuzat e SHBA-së se Rusia ka ndihmuar Snowdenin, duke i cilësuar ato si “të pabaza dhe të papranueshme”.

“Ne nuk jemi të përfshirë në rastin e zotit Snowden, as në marrëdhëniet e tij me drejtësinë e SHBA-së, as në lëvizjet e tij nëpër botë”, ka thënë Lavrov.

Vendndodhja e saktë e Snowdenit, i cili të dielën ka fluturuar nga Hong Kongu në Moskë, mbetet e paqartë.

Lavrov ka thënë se Snowden nuk ka kaluar në territorin rus, por nuk ka qartësuar nëse kjo do të thotë se i arratisuri vazhdon të qëndrojë në zonën e tranzitit në aeroportin Sheremetovo të Moskës.

Snowden përballet me akuza kriminale nga SHBA-ja për shkak se ka zbuluar detaje të programeve sekrete të mbikëqyrjes amerikane.
XS
SM
MD
LG