Ndërlidhjet

Mandela në gjendje kritike


Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela.
Ish-presidenti i Afrikës së Jugut, Nelson Mandela, mbetet në gjendje kritike për jetën, raportojnë mediat botërore.

“Gjendja shëndetësore e heroit tonë kombëtar, i cili për të 17-tën ditë me radhë ndodhet në spital, vazhdon të jetë kritike. Mjekët po bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre”, u ka thënë gazetarëve të huaj në Johanesburg presidenti i Afrikës së Jugut, Jacob Zuma.

Pranë Mandelës raportohet të jetë mbledhur e gjithë familja e tij. Ai thuhet se vuan nga një infeksion i thellë në mushkëri.

Mandela ka shërbyer si presidenti i parë me ngjyrë i Afrikës së Jugut, në periudhën 1994-1999.

Ai ka udhëhequr luftën kundër aparteidit dhe më 1993 është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe.
XS
SM
MD
LG