Ndërlidhjet

Vuçiq pret datën e negociatave evropiane


Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pret lajme “shumë të mira” për vendin e tij, më 27 dhe 28 qershor, kur Këshilli i Evropës të vendosë për t’i ndarë datën e negociatave për anëtarësim në BE.

Ai u ka thënë gazetarëve në Beograd se është plotësisht i bindur se Serbia do të marrë datën, pa ndonjë kushtëzim shtesë.

“Me gjithë atmosferën e keqe, pres lajme shumë të mira sepse Serbia ka bërë gjithçka që i është kërkuar”, ka thënë Vuçiq.

Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është ndër kushtet kryesore për Serbinë që të avancojë në procesin e integrimit evropian.
XS
SM
MD
LG