Ndërlidhjet

logo-print

Sulm vdekjeprurës kundër protestuesve në Irak


Irak

Irak

Dy sulmues vetëvrasës kanë pasur në shënjestër protestuesit në veri të Bagdadit, duke vrarë së paku tetë njerëz dhe plagosur dhjetëra të tjerë.

Burimet zyrtare thonë se sulmuesit kanë shpërthyer eksplozivët pranë një grupi turkmenësh, të cilët protestonin për sigurinë e dobët në qytetin etnikisht të përzier, Tuz Khurmatu.

Sulmuesit kanë qëlluar protestuesit në tendat që kanë ngritur.

Qyteti ndodhet rreth 175 kilometra në veri të Bagdadit dhe është i banuar me arabë, kurdë dhe turkmenë.
XS
SM
MD
LG