Ndërlidhjet

KQP: Procesi i shitjes së PTK ishte në rregull


Ilustrim
Ilustrim
Komisioni qeveritar për pritatizimin e Post-Telekomit të Kosovës (PQK) vlerëson se i tërë procesi i shitjes së 75% të aksioneve të shtetit, është zhvilluar në rregull dhe bazuar në standardet ndërkombëtare për transaksione të tillë.

Në takimin e sotëm ky trup ka theksuar se privatizimi i kompanisë më profitabile në vend, është bërë në përputhje me ligjet në fuqi.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për shtyp se anëtarët e këtij trupi ka dhënë sqarime lidhur me procesin e shitjes së PTK-së, të cilat nuk thuhet se janë kundërshtuar gjatë dëgjimit publik për këtë çështje.

Sqarime në këtë mbledhje kanë dhënë edhe përfaqësuesit e ambasadës britanike dhe gjermane, por edhe këshilltarët e transaksionit për privatizimin e PTK-së, në lidhje me procesin dhe rezultatet që prodhoi ai.
XS
SM
MD
LG