Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja i jep bekimin Serbisë, por ende s'ka datë


Beograd - Flamujt e Serbisë dhe Bashkimit Evropian, para Parlamentit të Serbisë

Beograd - Flamujt e Serbisë dhe Bashkimit Evropian, para Parlamentit të Serbisë

Qeveritë e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë arritur një pajtim paraprak që të hapin negociatat me Serbinë.

Vendimi është marr të martë në Luksemburg gjatë takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, por ky epilog kërkon konfirmim të liderëve evropian të cilët pritet të takohen të enjten dhe të premtën në Bruksel.

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian ka përshëndetur rezultatin që kanë prodhuar kryediplomatët e vendeve anëtare të BE-së, duke e quajtur si “provë e kredibilitetit pas hapave të paprecendetë që u ndërmorën në normalizimin [e marrëdhënieve] me Kosovën”.

Diplomatët kanë aluduar se negociatat mund të fillojnë më së voni në fillim të vitit të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG