Ndërlidhjet

Princi Saudit: Rijadi s'mund të hesht për Siri


Arabia Saudite - Princi Saud al-Faisal
Arabia Saudite - Princi Saud al-Faisal
Arabia Saudite e sheh si të rrezikshme përfshirjen e militantëve shiitë nga Irani dhe Libani në luftës civile të Sirisë.

Princi Saud al-Faisal, që është edhe ministër i jashtëm, tha sot se Rijadi “nuk mund të hesht” për rolin e Teheranit në Siri.

Gjatë një konference të përbashkët me sekretarin amerikan të shtetit, princi saudit tha se kryengritësit duhet pajisur me armatim, ndërsa ka bërë thirrje që të gjendet rrugë për të ndal dërgesat e armatimit për qeverinë e Bashar al-Assad.

Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry ndërkaq ka thënë se Washingtoni mbetet i bindur se një konferencë ndërkombëtare e paqës, ofron mundësitë më të mira për gjetjen e një marrëveshjeje të negociuar politike për Sirinë.
XS
SM
MD
LG