Ndërlidhjet

Javën e ardhshme takimi Kerry-Lavrov për Sirinë


Ilustrim

Ilustrim

Shefat e diplomacive amerikane dhe ruse do të takohen javën e ardhshme për të diskutuar rreth gjendjes në Siri, Kombet e Bashkuara njoftuan të martën.

“Ministri i Jashtëm Sergey Lavrov dhe Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry do të takohet javën e ardhshme”, thuhet në një komunikatë të lëshuar në selia e OKB-së.

Diplomatë të lartë amerikan dhe rus janë takuar sot në Gjenevë për të diskutuar detajet me Kombet e Bashkuara rreth thirrjes së një konference ndërkombëtare të paqës për Sirinë.

“Diskutimet ishin konstruktive, dhe janë përqendruar në rrugët që duhet gjetur për t’i siguruar se Konfenrenca e Gjenevës për Sirinë, të ndodh me gjasat më të mira për sukses”, thuhet në deklaratën e OKB-së
XS
SM
MD
LG