Ndërlidhjet

Amerika fton Moskën ta dëboj Snowden nga Rusia


Ilustrim

Ilustrim

Shtëpia e Bardh i ka bërë thirrje të martën Rusisë që të dëbojë nga shteti ish-kontraktorin qeveritar Edward Snowden pa vonesë, duke thënë se Moska ka “bazë të qartë ligjore” për dëbimin e tij.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardh Caitlin Hayden tha se baza ligjore për dëbimin e Snowden është statusi i pasaportës së tij, dhe akuzat që janë ngritur ndaj tij për spiunim.

“Prandaj, ne po i kërkojmë qeverisë së Rusisë që të ndërmerr masa për të dëbuar z. Snowden pa asnjë vonesë, dhe që të vazhdojmë të ndërtojmë bashkëpunimin e fuqishëm, veçanërisht pas shpërthimeve në Maratonën e Bostonit”, tha ajo.
XS
SM
MD
LG